Prishtina e Re është një nga skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar në Ligën e Parë.
Klubi simpatik kosovar ka afruar disa futbollistë cilësor, teksa edhe ka rinovuar kontrata me shumicën e lojtarëve kyç të ekipit.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Bleon Sekiraqa është transferimi i ri i ekipit të trajnerit Elon Berisha.
Sekiraqa së fundmi ishte pjesë e Trepçës 89′, teksa në të kaluarën ishte pjesë e Ballkanit e Prishtinës.
Padyshim një prurje cilësore për ekipin e Prishtinës së Re.
/GazetaBlic Sport


