Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, i cili dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës, kishe kapur policin për këmishe dhe e ka shtyrë.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas shqiptimit të gjobës, kishte kapur për këmishe dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


