Sporti

Ivan Toney konfirmon largimin nga Brentford, dy klube të interesuara për sulmuesin anglez

07/20/2024 20:47
nga:E K

Skuadra e Brentfordit ka marr një vendim për shitjen e Ivan Toney.

Sulmuesi anglez ka konfirmuar se dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Brentford ka bërë uljen e çmimin pasi vetëm dy skuadra nga premierliga janë në garë për shërbimet e tij.

Arsenali, Chelsea dhe Manchester United ia kanë bërë të qartë Brentfordit se nuk kanë në plan të bëjnë oferta për sulmuesin këtë verë.

Topçinjtë nuk kanë prioritet nënshkrimin e një sulmuesi këtë verë, Blutë mendojnë se Toney, është ‘shumë i vjetër’ dhe Djajtë e Kuq kanë blerë Joshua Zirksee nga Bolonja.

Në garë për 28-vjeçarin janë ende skuadra e Tottenhamit dhe ajo e West Ham United.

Brentford kishte shpresuar të merrte oferta mbi 80 milionë funte për shitjen e Toneyt, por të ulin çmimin e tyre të në më pak se 50 milionë funte.

Sezonin e kaluar, Toney bëri 17 paraqitje në Premier League dhe shënoi katër gola pasi u kthye në fushë pas ndalimit të tij për shkeljen e rregullave të basteve të FA.