Lajme

Haxhiu për vrasjen e Faton Hajrizit: Informacionet janë kundërthënëse këto ditë, s’mund ta dimë me siguri që është ai!

07/20/2024 12:35
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dalë me një reagim pas vrasjes së Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekronicës.

Haxhiu tha se informacionet janë kundërthënëse dhe nuk mund të dihet me siguri nëse është i vrarë ai apo jo.

Ajo tha se nevojitet hetim i thellë për të zbardhur të vërtetë e këtij rasti.

“Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti” shkruan Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Haxhiu tha se “arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë”

Ajo kërkoi hetim ndërkombëtar për ikjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

“Në anën tjetër, përdorimi i aktit të vrasjes kriminale të policit nga ministri i brendshëm në Serbi si shtysë e bazë legjitimimi për të krijuar nevojën e një kauze kundërsulmi ndaj shqiptarëve dhe institucioneve të tyre, apo për të krijuar një rrethanë të kinse barazimit me ngjarje të pakrahasueshme në asnjë dimension, është tërësisht i papranueshëm dhe i qëllimshëm. Kjo retorikë e Qeverisë në Beograd është paralajmërim për ngjarje të ardhshme të gatuara në Beograd e që kanë një perspektivë të qartë shoviniste dhe etno-politike” deklaroi Ministrja e Drejtësisë në reagimin e saj në Facebook.

Reagimi i plotë: