Reperi i njohur Mozzik ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Mozzik në profilin e tij në “Facebook” i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e tij.
Ai tha se Hajrizit burgu ia ka plasur zemrën.
“Nuk iu shua asnjëherë mllefi/inati/dëshira për hakmarrje ndaj rusit e serbit Fatonit, duke e ditur arsyen e burgut 2 dekada që mbajti… shumë bre e trishtë, amo shumë. E pikërisht nga arratisja e tij e fundit hyri edhe në internet dhe tha çka patë me thënë, dhe bëri atë që e kishte bërë secili të ishte në vendin e tij. 1 djalë i ri trim, duke e rritur lufta e fryma Drenicake, i’a servoi jeta të përballet me gjithçka. Burgu i’a plasi zemrën, dëshira për luftë, dëshira me vdekë sikur shumë familjarë e shokë të tij”, shkroi ai.
Tutje ai ka kritikuar shtetin e Kosovës për arratisjen e Faton Hajrizit.
“Vetëm të kishte “shtet” gjatë prezantimeve të Fatonit live në Tiktok e kishin arrestuar dhe nuk kishte marrë vendime që sot me u vra në serbi. Diqysh me u zbulu spiunat e “udb-ës” në Kosovë, e mos me mujtë me gjetë lokacionin e një të arratisuri që tërë ditën ju ka dhënë leksione në Tiktok…pak e çuditshme. Faton unë jam shumë i ri, krahas historisë tënde, e them me plot bindje që do jesh në kujtesën e secilit gjithmonë. Faton të pushoftë shpirti në Paqe, vetëm shpirti yt e ka ditë më së miri se cila rrugë ka qenë më e duhura për ty. Ngushëllime familjes e të afërmve”, tha reperi.