Lajme

I nxheti ekstrem/ Metereologu Aliu: Në vitin 2007 kemi pasur temperatura edhe më të larta

07/21/2024 14:47
nga:N K

Metereologu Besim Aliu në një intervistë për GazetaBlic, u deklarua rreth gjendjes së temperaturave të larta aktuale në Kosovë.

Ai tha se edhe sot vazhojnë temperaturat pothuajse të ngjashme, mirëpo gjatë ditëve vijuese pritet të ketë ndryshime në këto masa dhe ulje të temperaturave për 4-5 gradë Celsius.

“Do të kemi riga shiu të përcjellura me shkarkime elektrike dhe në vende të zhvilluara mund të ketë edhe reshje të breshërit”, deklaroi ai.

Tutje, Aliu tregon se do të kemi dimëra për kohët e ardhshme, mirëpo sipas tij do të ketë zhvendosje të masave.

“Normalisht që do të kemi dimëra, por që kemi zhvendosje të masave dmth të këtyre dy elemente meterologjike të temperaturës dhe reshjeve. Do të thotë kemi ndryshime klimatike jo vetëm në Kosovë por në të gjithë globin”, tha ai.

Për në fund, metereologu Besim Aliu thotë se edhe në të kaluarën kemi pasur temperatura të ngjashme, madje edhe më të larta në vitin 2007.

“Ne edhe në të kaluarën kemi pasur këto temperatura bile edhe më të larta, në vitin 2007 kemi pasur 39.4 gradë Celsius pikërisht në këtë statcion ku jemi këtu, por që kohëzgjatja e intervalit kohorë në këtë vit 2024 me këto temperatura mbi 35 gradë është më e gjatë 11 deri 12 ditë i kemi deri më sot me temperaturë mbi 34-5 gradë Celsius”, përfundoi metereologu Besim Aliu.

/GazetaBlic/