Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku është vrarë Faton Hajrizi

07/19/2024 14:25
nga:Y I

Është vrarë Faton Hajrizi. Kështu po raportojnë mediat në Serbi.

Ka qenë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ai i cili tha se vrasësi i policit është likuiduar.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes, të publikuara nga mediat në Serbi.

Ndryshe, Hajrizi ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër në orët e para të mesnatës së të enjtes në Loznicë.