Një familje në Lipjan para pak ditësh ka mirëpritur trenjakë.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Lipjanit, Diamant Bytyqi i cili njoftoi se kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka ndarë një subvencion prej 1500 euro në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma.
“Sot bashkë me kryesuesin Dautin dhe drejtorin Sead e kemi takuar Fisnikun që para disa dite është bërë baba i trenjakëve. Kryetari Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma. Fisit, Shkodranes e gjithë familjes i urojmë shëndet, të vegjëlit tuaj Najla,Maldi dhe Troi janë një bekim i madh dhe urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje dhe dashuri të pafundme”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.


