Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Llozincë në Serbi, për çka i dyshuar dhe në kërkim nga autoritetet serbe është Faton Hajrizi, kosovari që u arratis së fundmi nga burgu.
Avokati Skender Musa thotë se nëse Faton Hajrizi e ka vrarë policin serb, atë mendon se mund ta ketë bërë nga frika se do të arrestohej, pra sipas tij, një vrasje e tillë nuk ka qenë e planifikuar.
“Mendoj që s’ka pas në plan me vra, ai e ka vra nga frika që po arrestohet. Nëse krejt qita njerëz janë organize me transportu Fatonin me qit jashtë kufijëve të Serbisë, ky ka qenë i armatosur, ka thënë edhe publikisht që është i armatosur. Në momentin e ndalimit, premtimin prej këtyre grupeve që merren me kontrabandimin e migrantëve, është që ne i kemi lidhjet me policët. Kur ka shku në pikë kufitare që nuk janë njerëz të tyre, atëherë ky u ndi I tradhtum dhe i rrezikun”, tha ai.


