Lajme

Lëndohet një 33-vjeçar teksa po lundronte në detin e Dhërmisë

07/18/2024 18:54
nga:G B

Një 33-vjeçar është lënduar sot duke lundruar në detin e Dhërmisë.

Sipas policisë, ai ishte duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë dhe ishte së bashku me vëllanë e tij.

Dyshohet se 33-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i lënduar.

Tutje, bëhet e ditur se ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.