Lajme

Rreth 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve në veri

07/18/2024 17:39
nga:Sh R

Rreth 3 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë deri më tani në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se numri i përgjithshëm i kërkesave për këtë periudhë është 3 mijë e 55.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Leposaviq deri më tani janë 825 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 802, në Zubin Potok 462 dhe në Zveçan 551 kërkesa.