Lajme

Kastrati e akuzon Nagavcin për keqpërdorim të subvencionimit me tekste shkollore

07/18/2024 14:00
nga:G C

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , Arbërie Nagavci, është akuzuar nga deputet opozitarë për keqpërdorim me subvencionimin e teksteve shkollore.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka pyetur ministren Nagavci se pse shtëpisë botuese “Albas”, e cila ka fituar tenderin për tekste shkollore, i janë rritur të hyrat.

“Ju thatë që janë 11 milion, krahasimi me shpenzimet e hargjuara, pasi që në ta kaluarën janë shpenzuar më pak e ka pas me shumë nxënës, ndërsa tani janë më pak nxënës sot e me shumë janë shpenzuar, a konsiderohet korrupsion kjo? Çështja e dytë, është hekur dorë me arsyetimin se çmimet jene të larta nuk u pajtuat për afro 5 milion, ndërsa tani kushtoj 2 fish ose tre më shtrenjtë”.

Kastrati thotë që, e akuzoi Nagavcin për favorizim të një shtëpie botuese.

“Ju jeni pajtuar nga “Albas”, më herët kur nuk keni qenë ministre, kështu duke i vlerësuar librat e tyre të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret e librit. Ju keni pas lidhje se keni punuar për “Albas”, më pas janë shpërblyer nga ministria.

Ndërsa deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se mbi 20 për qind të subvencionimit kanë qenë të keq planifikuar.

“Mbi mbi 20 për qind ka keq planifikim të subvencionimit. Bazuar në buxhetin për planifikim dhe dy vendimet e planifikuara ku janë shkuar 5 milionë euro që kanë qenë të planifikuara, si dhe dy vendet se bashku 12 milionë, në total 17 milionë, në raport për subvencionimin janë shpenzuar 11 milionë, ku janë tjerat. Sa është numri i saktë i shpenzimeve, a ka përfitues që kanë përfituar jashtë vendit. Pse dështuan negociatat me shtëpitë botuese kur çmimi ka qenë i negociuar ka qenë 4 mijë e 800”, ka thënë Haxhiu.