Ikja e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova mbetet ende një nga problemet më shqetësuese në Kosovë.
Lidhur me këtë, në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua Kryetarja e Odës së Infermierëve së Kosovës, Nexhmije Gori.
Ajo tha se largimi i infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë i referohen kërkesave të anëtarëve për vërtetime për të kaluarën etike.
“Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë sa i përket largimit të infermierëve nga Kosova i referohet kryesisht kërkesave të anëtarëve për vërtetime për të kaluarën etike të cilat i përcjellin në shtetet ku synojnë të punojnë apo licencave të pa plastifilkuara të cilat si të tilla kërkohen nga ambasadat e shteteve perëndimore”, deklaroi ajo.
Tutje ajo tregon numrin e infermierëve që kanë kërkuar dokumente për të kaluarën etike si dhe licenca pa plastifikim sipas viteve nga 2021 deri më 2024.
“Sipas viteve ky është numri i infermierëve që kanë kërkuar dokumente për të kaluarën etike si dhe licenca pa plastifikim. (2021 Vërtetime për të kaluarën etike: 03 Licenca pa plastifikim 119). (2022 Vërtetime për të kaluarën etike: 77 Licenca pa plastifikim 472). (2023 Vërtetime për të kaluarën etike: 116 Licenca pa plastifikim: 713). (2024 (deri me 1 korrik 2024) Vërtetim të Kodit Etik 81. Licencë të pa plastifikuar 174)”, theksoi ajo.
Gori thohet se arsyet që shtyejnë largimin e infemierëve nga Kosova janë nga më të ndryshmet duke theksuar si të parën arsye, atë financiare.
“Arsyet e largimit janë të ndryshme. Kryesisht janë këto arsye të largimit të infermierëve nga Kosova si arsyet financiare – paga shumë më të larta në vendet ku shpërngulen, cilësia më e mirë e jetesës në vendin ku emigrojnë, siguria dhe kushtet më të mira të punës në vendet ku shpërngulen”, u shpreh ajo.
Për në fund, kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, thotë se kanë pakënaqësi mes këtij komunitieti sepse sipas saj është një ligj që nuk i trajton të gjitha kategoritë e profesionisteve shëndetësorë sipas nivelit të shkollimit.
“Duhet potencuar se ne kemi një ligj që megjithatë nuk i trajton gjitha kategoritë e profesionisteve shëndetësore sipas nivelit të shkollimit dhe përgatitjes profesionale. Kjo ka bërë që të ketë pakënaqësi mes komunitetit”, përfundoi kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës.
/GazetaBlic/


