Lajme

Vrasja e policit në Serbi, Republika Sërpska nis kërkimin për të dyshuarin

07/18/2024 11:58
nga:Y I

Policë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska në BeH janë duke ndërmarrë një sërë masash dhe veprimesh në lidhje me kërkimin e personit që mbrëmë dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, gjatë së cilës një polic i Serbisë u vra në Loznicë, njoftoi Ministria e Brendshme e Republikës Sërpskas.

Ministria e Punëve të Brendshme e RS-së u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë në zonën kufitare me Serbinë, që menjëherë të lajmërojnë policinë në numrin 122 nëse e vërejnë personin në foto.

Mediat në Serbi raportuan se i dyshuari ka mundur të largohet për në Bosnje e Hercegovinë.

“Dyshohet se vrasësi Hajziri Artan është arratisur në këmbë drejt Drinës. Autoritetet në shtetet fqinje janë njoftuar që vrasësi të gjendet dhe arrestohet sa më parë”, thotë burimi i “Blicit”.

Siç mëson gazeta serbe “Blic”, të dyshuarit për vrasjen e policit po vinin nga drejtimi i Beogradit me një taksi, kur pjesëtarët e policisë kufitare i ndaluan për kontroll të rregullt.