Njësitet speciale të MPB-së së Serbisë janë duke e kontrolluar të gjithë zonën e vendit të ngjarjes, raporton telegraf.rs.
Nikola Krsmanoviq u vra mbrëmë në orën 00:55 gjatë një kontrolli rutinë afër Loznicës.
Në sulm u plagos edhe polici Vjekoslav Iliq, kur shqiptari i Kosovës Hajziri Artan (33) hapi zjarr ndaj tyre.
Njësitet speciale të MPB-së së Serbisë janë duke e kontrolluar të gjithë zonën e vendit të ngjarjes. Gjithashtu, janë vënë në alarm njësitë e policisë së Republikës Srpska, të cilat po ashtu janë në kërkim të kriminelëve.
Qyteti i Lipnički šor ndodhet rreth 7 kilometra nga kufiri me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe 15 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar Trbušnica. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë shkuar deri në kufirin e Drinës, pas së cilës kanë kaluar kufirin ilegalisht.
“Fatoni ia ka vjedhë pasaportën vëllait të tij”- Deklarohet babai i Faton e Artan Hajrizit


