Sporti

Shkruhet historia e futbollit amerikan | 14 vjeçari debuton në ekipin e parë, thyen të gjitha rekordet

07/18/2024 07:59
nga:Lorik J

Philadelphia Union mundi New England Revolution 5:1 në një ndeshje të MLS të luajtur të mërkurën mbrëma. Ishte takimi që do të mbahet mend për situatën në minutën e 85-të.

Sulmuesi izraelit Tai Baribo u largua nga loja dhe u zëvendësua nga Cavan Sullivan, i cili në moshën 14 vjeç e 293 ditë u bë debutuesi më i ri në MLS, shkruan GazetaBlic Sport. 

Gjithashtu, ESPN deklaron se Sullivan është sportisti më i ri që luan në NBA, NHL, NFL, WNBA dhe MLB që nga viti 1970.

/GazetaBlic Sport/