Lajme

Gordy: Kallas do të jetë e barabartë në dialog, por do të përballet me një pengesë nga Gjermania

07/17/2024 13:40
nga:Genita C

Eksperti për Evropën Juglindore, Eric Gordy tha se është optimist që do të ketë dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi, kur në vend të Josep Borrell do të jetë Kaja Kallas si përfaqësuese.

Gordy në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, ajo që e bën të veçantë Kallas, është qëndrimi i saj anti-rus.

“Ka shumë arsye për të qenë optimist për Kallas. Ajo është e re dhe ambicioze dhe do të jetë fuqimisht e motivuar për të bërë përparim në disa fusha që kanë qenë pika penguese në politikën e BE-së, përfshirë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo gjithashtu ka një orientim shumë të qartë anti-rus, i cili mund ta bëjë atë më të prirur për të kërkuar zgjidhje të barabarta sesa ka qenë BE në vitet e fundit”, tha Gordy.

Por, sipas Gordyt, Kallas do të përballet edhe me disa kufizimi, ku siç thotë ai, Gjermania do të jetë një pengesë shtesë për të.

“Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të mbani parasysh disa nga kufizimet që ajo do të përballet. Federica Mogherini ishte gjithashtu e re dhe ambicioze dhe e vendosur për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por e kuptoi se ishte e pamundur të bëhej përballë mungesës së konsensusit dhe vullnetit politik midis vendeve anëtare të BE-së dhe përballë të keqes. Kallas do të përballet me një pengesë shtesë nga Gjermania, ku dëshira shumë e fortë për të arritur një marrëveshje për minierat e litiumit me Serbinë është e sigurt se do të plotësohet me disa kushte shumë kërkuese nga Vuçiq. Situata mund të dalë më e fortë se personaliteti, për fat të keq”, tha Gordy për GazetaBlic.

Eksperti kroat paralajmëron: Situata e dialogut me Kaja Kallas do të ndryshojë thellësisht

Bajqinovci: Kallas si përfaqësuese e BE-së, lajm i mirë për Kosovën – E kupton rrezikun e lidhjeve të Serbisë me Rusinë

Dinamikë e re dhe e qartë në dialog – VV’ja optimiste se Kaja Kallas mund ta ‘ndryshojë’ lojën