Milani ka gjetur sulmuesin e ri.
Sot, Alvaro Morata iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe nënshkroi kontratën që do ta lidh atë me kuqezinjtë për vitet e ardhshme. Kështu hapet një cikël i ri për ish-lojtarin e Juventusit pas fitores në Kampionatin Evropian ndaj Spanjës. Vetë Morata foli për Sky Sport, duke u shprehur i lumtur për kalimin në Milan.
Sulmuesi fillimisht shpjegoi se çfarë e shtyu të zgjidhte Milanin, duke deklaruar: “E thjeshtë: arsyeja ishte besimi i Zlatanit, skuadrës, trajnerit. Mezi pres të fillojë, duhet të shkoj me pushime sepse duhet të qëndroj me familjen time që më ndihmoi shumë, përndryshe do të stërvitesha tashmë nesër”.
/GazetaBlic Sport


