Eksperti kroat, Davor Gjenero thotë se Kaja Kallas, e cila pritet ta zëvendësojë Josep Borrellin, do ta gjejë personin adekuat për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjenero në një përgjigje dhënë për GazetaBlic thekson se, edhe situata pas këtij viti do të ndryshojë, teksa thotë se pritshmëritë për Kaja Kallas i ka të mëdha.
“Shpresoj që Kaja Kallas do të vendos ndërmjetës të dialogut dikë që është i orientuar fortë në euroatlantike dhe person që kupton shtyllat e marrëveshjes së paqes pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Gjenero.
“Jam i sigurt që situata pas Janarit do të ndryshojë thellësisht”, tha Gjenero për GazetaBlic.
Dinamikë e re dhe e qartë në dialog – VV’ja optimiste se Kaja Kallas mund ta ‘ndryshojë’ lojën