Kandidati republikan, Donald Trump, po shihet si favorit për të fituar në SHBA kundrejt, Joe Biden, president aktual.
Pollariteti ndaj tij u rrit edhe më shumë pas atentatit që pati ditë më parë gjatë një konvente.
Por si pritet të jenë raportet e tij me Kosovën dhe dialogun nëse i njëjti zgjidhet President?
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njihet për deklaratat e tij të ashpra ndaj Trump dhe raportet aspak të mira me ish-emisarin e SHBA-ve, Richard Grenell.
Kurti, muaj më parë, në Londër dha një deklaratë ‘bombastike’ ku tha se ‘ Evropa është në ankth për rikthimin e mundshëm të Trump’.
Në lidhje me këto deklarata të kryeministrit Kurti, ka folur për “Gazeta Blic”, ish-diplomati, Avni Arifi.
Arifi tha se kryeministri i vendit tonë ka bërë diçka që asnjë lider në botë nuk e bën duke shfaqur haptazi preferenca për Biden dhe ka akuzuar Trump.
Ai tha se, Kosova ka qenë e vetmja temë në politikën amerikane, që ka pas përkrahje edhe nga demokratët dhe republikanët në mënyrë unike.
“Kurti ka bërë atë që asnjë lider në botë nuk e bën. Ka shfaqur haptazi preferenca për Biden si me qenë votues dhe taksapagues amerikan dhe ka pasur akuza direkte që në fakt ishin shpifje ndaj Presidentit Trump se “me shpata po don me copëtu shtetin e Kosovës”.Kosova ka qenë gjithmonë mbase e vetmja temë në politikën amerikane që ka pas përkrahje edhe nga Republikanët edhe nga Demokratët dhe këtu gjithmonë kanë qenë unik”
Ish-diplomati, Arifi, tha Kosova duhet t’i rikthehet ndërtimit të raporteve me SHBA pavarësishtë se kush është në Shtëpine e Bardhë.
“Krejt ç’ka mundet Kosova është të i rikthehet ndërtimit të raporteve me SHBA pavarësishtë se kush është në Shtëpine e Bardhë. Tek e fundit nëse zgjedhja e Trump nuk është mirë për Kurtin në asnjë mënyrë nuk do të thotë se nuk është e mirë për Kosovën” deklaroi Arifi për “Gazeta Blic”.

Avni Arifi-Ish-diplomat!
Kryeministri Kurti e akuzonte të dërguarin Special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për ndërhyrje në punët e brendahme të Kosovës.
“Qeveria ime nuk u përmbys për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë” deklaronte kryeministri Kurti vite më parë pasi u rrëzua nga qeveria nga partnerët e koalicionit.
/Gazeta Blic/
Evropa në ankth për kthimin e mundshëm të Trumpit, thotë Kurti


