Lajme

Turistja nga Sllovakia mbytet në plazhin e Golemit

07/17/2024 09:34
nga:Y I

Një turiste 61-vjeçare nga Sllovakia është mbytur pasditen e së martës në plazhin e Golemit.

Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes”, njofton policia.