Lajme

IKSHPK bën thirrje për kujdes në sigurinë e ushqimit gjatë ditëve me temperatura të larta!

07/16/2024 13:41
nga:Y I

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për sigurinë e ushqimit gjatë temperturave të larta.

IKSHPK pohon se në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë.

“Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes udhqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: