Temperaturat përvëluese kanë ‘pushtuar’ vendin muajt e fundit.
Kjo ka bërë që të goditet rëndë një nga sektorët më të rëndësishëm në vend, ai i gastronomisë.
Kështu tha për “Gazeta Blic” kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.
Kllokoqi tha se qarkullimet ditore kanë rënë drastikisht.
“Temperaturat e larta kanë ndikim në sektorin e gastronomisë. Qarkullimet ditore kanë rënë drastikisht, por kjo vjen nga zoti dhe ne nuk mundemi me ndiku në këtë aspekt. Por në darkë po kemi më shumë lëvizje sepse koha po freskon dhe qytetarët dalin më shumë” tha Kllokoqi për “Gazeta Blic’
Sa i përket masave të fundit të marra nga Ministria e Shëndetësisë, Kllokoqi nuk pati përgjigje.
“Ndërsa sa i përket masave të fundit që mori Qeveria sdi çfarë të them, skam përgjigje” tha i njëjti për “Gazeta Blic”.

Petrit Kllokoqi, Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve!
Pas temperaturave tepër të larta që po vazhdojnë të mbizotërojnë tash e disa javë në vend, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që të lirohen nga puna disa kategori të personave.
Nga data 13 deri më 20 korrik u liruan nga puna gratë shtatzëna, punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë, dhe personat me sëmundje kronike.
“Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera” thuhet në vendimin e MSH-së raporton Gazeta Blic.
Vala e të nxehtit- MSH-ja merr vendim që të kufizohet orari i punës për këto 3 kategori


