Lajme

AGK i kërkon presidentes Vjosa Osmani të thotë fjalën e saj për Ligjin për KPM-në

07/16/2024 12:31
nga:Y I

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi në profilin zyrtar kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të japë qëndrimin e saj lidhur me ligjin për KPM-në, ligj ky që u shty përpara në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti.

AGK ka kërkuar nga shefja e shtetit që të mos kufizohet vetëm në rolin formal të dekretimit të ligjeve dhe që të ndërveprojë me institucionet e tjera vendimmarrëse në mbrojtje të lirisë së medias dhe të shtypit si bazë e një demokracie të një shteti që asprion BE-në.

Reagimi i plotë: