Lajme

Mehmetaj: Qeveritarët nuk guxojnë të veprojnë e as të flasin për rastin e Enver Sekiraqës

07/15/2024 21:59
nga:G B

Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burg për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, u arratis më 18 maj.

Analisti Lirim Mehmetaj thotë se as qeveria e as opozita nuk kanë guxim që të veprojnë apo të flasin për Sekiraqën.

“Kushdo që e njeh diskursin e Vetëvendosjes veçanërisht të Albin Kurtit e din për çka po bëhet fjalë, këta nuk guxojnë me folë e as me vepru në rastin e Enver Sekiraqës,” tha Mehmetaj në “Debat Plus”.

Teksa shton se përgjegjësi për arratisjen e tij nuk ka as nga zyrtarë policorë e as nga ata kufitarë.

“Për këta del avokati i tij fol publikisht tregon se si është largu përmes kufirit të Kosovës dhe nuk kemi kurrfarë përgjegjësie të jepun prej asnjë zyrtari policor e as kufitar, kjo është dëshmi e mjaftueshme për çka po bëhet fjalë këtu. Fatkeqësisht për të spo guxon me folë as opozita që flet për një fuqi të pabesushme për mu të një krimineli i dënum për nxitje të vrasjes të një polici të Kosovës.”