Kryeministri Albin Kurti u njoftua sot nga presidenti i Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Jacques Marion, për planet për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se kjo konferencë pritet të mbahet në tetor në Prishtinë, dhe Kurti u ftua për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.
Ndër tjera, në takim kanë diskutuar rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithëmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale.