Dëshmitari Bislim Zyrapi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, tha se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), nuk e ka pasur selinë dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ai gjithashtu u pyet se si është emëruar Sylejman Selimi komandant i Zonës së Drenicës, si dhe për emërimin e disa komandantëve lokal, raporton Betimi për Drejtësi.
Zyrapi tha se lidhur më këtë nuk ka njohuri, sepse ai kur ka hyrë në Kosovë, këta komandant kanë qenë të emëruar.
Personi i cili tha këtë është dëshmitari i 75-të i ZPS-së, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.