Lajme

Blaka i reagon Bajqinovcit: Po ti Mefail, në cilën gropë buxhetore ke kontribuar më shumë?

07/15/2024 17:53
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ironizoi me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, se po ua përcjell mbledhjet e Këshillit dhe do ta ftojnë në të radhës si mysafir, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj, ndaj Bajqinovcit ka reaguar drejtori për informim në AAK, Lulëzim Blaka, i cili përmes një postimi në Facebook e ka quajtur atë si deputetin më qesharak të të gjitha kohërave.

Ai e ka pyetur se në cilën gropë buxhetore ka kontribuar më shumë.

“Po ti Mefail Bajqinovci (deputeti më qesharak i të gjitha kohërave) në cilën gropë buxhetore ke kontribu më shumë?” ka shkruar Blaka./Gazeta Blic/

Bajqinovci i reagon Haradinajt: Mbledhjen e radhës të Këshillit të ftojmë si mysafir, pasi si anëtar nuk të pranojmë