Lajme

Arrestohet një person për tentim-vrasjen në Nashec të Prizrenit

07/15/2024 17:12
nga:G B

Është arrestuar një person i shumëkërkuar i cili dyshohet për vepren “tentim-vrasje”.

Bëhet fjalë për Besnik Ukajn, i cili ishte në kërkim policor nga 17 maji për plagosjen në Nashec të Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga policia e Prizrenit.

37-vjeçari, dyshohet se me datë 17 maj 2024 në fshatin Nashec, në Prizren ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, me atë rast viktima ka pësuar lëndime nga plumbat e armës së zjarrit.

Personi në fjalë është i dyshuar edhe për disa vepra tjera dhe në kërkim policor gjithashtu.

Policia e Kosovës ofron siguri për qytetarët e saj pa dallim dhe do të vazhdoj me intensitet të shtuar që personat që janë në kërkim sa më parë ti ndaloj dhe ti dërgoj para organeve të drejtësisë.