Lajme

Bajqinovci i reagon Haradinajt: Mbledhjen e radhës të Këshillit të ftojmë si mysafir, pasi si anëtar nuk të pranojmë

07/15/2024 15:19
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se e ka paska përcjellë me shumë vëmendje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së dhe paska marrë shënime, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se Haradinaj me këtë interesim, e meriton të ftohet si mysafir në mbledhjen e radhës, pasi si anëtar nuk e pranojnë.

Postimi i tij i plotë:

Ramush Haradinaj e paska percjell me shumë vëmendje mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së. Paska marrë edhe shënime. Me këtë nivel të interesimit, e meriton që në mbledhjen e ardhshme me e ftu që të marrë pjesë si mysafir, se si anëtar nuk e pranojmë

Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për “gropa të zeza buxhetore”, dhe e ironizon për “arritje historike”