Kombëtarja e Spanjës u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në histori. Spanjollët mundën 2:1 Anglinë në finalen e Euros së luajtur në stadiumin Olimpik të Berlinit.
Është një zhgënjim i madh për Anglinë, e cila u mposht në finalen e dytë radhazi të Euros. Tre vite më parë në Wembley të Londrës, Italia ishte më e mirë pas penalltive.
Pavarësisht se luajtën në finale, anglezët ishin vazhdimisht në shënjestër të kritikave gjatë gjithë turneut, veçanërisht trajneri Gareth Southgate. Askujt nuk i pëlqeu futbolli i skuadrës.
Një pjesë e publikut të futbollit anglez kërkon që trajneri të zëvendësohet pavarësisht se ai ka arritur një rezultat shumë të mirë.
Ish-mbrojtësi legjendar i Anglisë dhe Manchester United, Rio Ferdinand kritikoi Anglinë për qasjen e tyre konservatore në finale, duke ia vënë fajin për humbjen Southgate: Kjo humbje bie mbi përzgjedhësit. Ai e ngre këtë ekip. Ky është stili i tij i futbollit dhe ju duhet të fitoni duke luajtur në atë mënyrë sepse këta lojtarë janë shumë të mirë. Ata luajnë shumë mirë në klubet e tyre dhe kur vijnë këtu janë në hijen e tyre. Skuadrat kryesore marrin kontrollin dhe janë agresivë që në minutën e parë dhe imponojnë lojën e tyre ndaj kundërshtarëve. Pse pritëm derisa të pranonim një gol për të hequr prangat dhe për t’u nisur drejt tyre”, tha ai.
/GazetaBlic Sport