Lajme

Selmanaj: Qeveria Kurti edhe Zotit ia vjedhë meritat

07/15/2024 11:44
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka renditur disa nga “rrenat” e VV’së në bujqësi, raporton GazetaBlic.

Selmanaj përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, nuk qëndrojnë ato çka kanë deklaruar nga Qeveria, por sipas tij, vetëm ajo që është në dorë të zotit ka dhënë rezultate.

Këta mosdijen dhe mospunën e tyre, mundohen ta mbulojnë me të mirat që na i sjell natyra me kushtet klimatike!”, shkuan tutje.

Shkrimi i plotë:

Në parim, qeveritë përgatisin strategji, ndërmarrin veprime dhe pastaj presin rezultate. Kjo qeveri tenton të përvetësojë edhe faktin që këtë vit toka e Kosovës ka dhënë rendimente të larta, por pa treguar se çfarë ka bërë ndryshe. Sepse nuk ka bërë ASGJË.

Ajo që është në dorë të Zotit ka dhënë rezultate, por pse nuk po ka rezultate tek punët që janë në duart e tyre?

❌Pse nuk ka mbështetje me kredi të buta për bujqësinë?
❌Pse nuk ka treg të sigurt për prodhimin e subvencionuar?
❌Pse nuk ka sigurim të prodhimit siç keni premtuar?
❌Pse shteti nuk po i blen prodhimet për rezerva shtetërore?
❌Pse Kosova nuk u anëtarësua në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë?!
Këta mosdijen dhe mospunën e tyre, mundohen ta mbulojnë me të mirat që na i sjell natyra me kushtet klimatike!