Lajme

PSD: Kurti e Osmani me deklarata populiste për mërgatën, nuk kanë as politika të qëndrueshme për ta

07/15/2024 11:25
nga:G C

PSD-ja po vlerëson se thirrjet e deklaratat e fundit për mërgatën nga kryeministri Kurti dhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, janë krejtësisht populiste.

Kështu të paktën ka deklaruar, Bardh Ahmeti nga kjo parti, i cili për GazetaBlic thekson se, pavarësisht premtimeve të shumta, qeveria e Albin Kurtit nuk ka ofruar politika të qëndrueshme.

“Qasja e krerëve të shtetit në raport me diasporën është krejtësisht populiste. Pavarësisht premtimeve të shumta, qeveria nuk ka ofruar politika të qëndrueshme dhe masa efektive për të integruar dhe përfshirë diasporën në mënyrë reale në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës”, tha Ahmeti.

Madje sipas Ahmetit, veprimi më populist është polisa e sigurimeve.

“Një nga veprimet më populiste është polisa e sigurimeve, sidomos kur e shohim se vlera monetare e saj është shumë e ulët. Në vend se të fokusohemi në masa simbolike dhe të përkohshme, duhet të përqendrohemi në krijimin e kushteve që do të nxisin investimet e diasporës në vendin tonë”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Presidentja mesazh mërgimtarëve: Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës