Spanjolli Lamin Yamal, i cili mbushi 17 vjeç pak para finales së Euro 2024, është shprehur i lumtur pas suksesit 2-1 ndaj Anglisë në Olympiastadion.
Diamanti i Barcelonës fitoi me meritë çmimin e lojtarit të ri më të mirë të kampionatit të kontinentit të vjetër.
“Jam shumë i lumtur. Është një ëndërr e realizuar. Mezi pres të kthehem në Spanjë dhe të festoj me të gjithë mbështetësit,” tha Yamal.
“Kjo është dhurata më e mirë e mundshme e ditëlindjes për mua. Kur Anglia barazoi, u bë e vështirë. Nuk e di se nga është krijuar kjo skuadër, por ne gjithmonë arrijmë të kundërpërgjigjemi,” shtoi ai pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport