Lajme

Rasti në Bjeshkët e Nemuna, ShKShM jep detaje për aksionin ku u gjet i vdekur 70 vjeçari

07/14/2024 22:06
nga:G B

Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në Bjeshkët e Nemuna, konkretisht tek vendi i quajtur “Kërrshi i Jedovës”.

Bëhet fjalë për R.K, i cili dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë, duke marrë lëndime vdekjeprurëse.

Kështu bëri të ditur përmes një komunikate, Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës.

“ShKShMK e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëhërë pas thirrjes së pranuar. Pas disa orë kërkimesh duke u bazuar në informacion dhe gjetjen e gjurmëvë është orientuar kërkimi në vendin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

“Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët e zonës. Ngushëllime të thella familjarëve. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësit që morrën pjesë në realizimin me sukses të këtij misioni.