Mbrojtësi i Spanjës, Jesus Navas ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas finales së Kampionatit Evropian të dielën kundër Anglisë.
Navas, 38 vjeç, ishte pjesë e skuadrës së Spanjës që fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012 dhe bëri tre paraqitje në turneun e kësaj vere, duke u bërë lojtari më i vjetër që përfaqëson Spanjën në një turne të madh.
“Morta më tha se është koha për të folur pasi kjo është ndeshja ime e fundit me Spanjën! Jam i emocionuar për gjithçka që kam bërë në futboll dhe në ekipin kombëtar. Të jesh këtu në moshën 38-vjeçare është unike dhe e mahnitshme,” tha Navas.
Navas ka 56 paraqitje për Spanjën gjatë 15 viteve.
/GazetaBlic Sport