Euro2024

Humbi Europianin shkaku i dëmtimit, Gavi “tifozi” i madh i Spanjës në finale

07/14/2024 12:31
nga:Lorik J

Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle Gavi do të marrë pjesë në finalen e Euro 2024. Lajmin e ka konfirmuar Luis de la Fuente.

Gavi humbi Kampionatin Evropian në Gjermani për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju që pësoi më 19 nëntor 2023.

“Gavi do të jetë me ne gjatë gjithë ditës së finales. Ai do të jetë lojtari ynë i 27-të,” tha De la Fuente.

Përveç Gavi, skuadrën spanjolle do ta mbështesin nga tribuna Xavi, Gerard Pique dhe Carles Puyol.

/GazetaBlic Sport