Lajme

Grenell pas atentatit bën thirrje që të votohet Trumpi: Më e pakta që mund të bëni për këtë luftëtar amerikan

07/14/2024 09:29
nga:Genita C

Ish-i dërguari i posaçëm i Administratës Trump për Dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell ka bërë një reagim në “X” pas atentatit që iu bë Donald Trumpit, raporton GazetaBlic.

Grenell thotë se pas kësaj ngjarjeje, më e pakta që mund të bëjnë qytetarët amerikanë është ta votojnë Donald Trumpin.

 

Majde, Grenell tutje ka shtuar se qëllimi i Trumpit është ta bëjë Amerikën përsëri të madhe.

“Ai nuk ka nevojë për këtë punë. Ai ka sakrifikuar aq shumë. Ai thjesht dëshiron ta bëjë Amerikën përsëri të madhe për ne”, shkruan tutje.

 

FBI identifikon të dyshuarin për tentim-vrasje kundër Trumpit, është 20 vjeç