Lajme

Kusari-Lila: Dhuna politike është një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme

07/14/2024 08:51
nga:Genita C

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari ka reaguar pas atentatit që iu bë ish-presidentit amerikan, Donald Trump, raporton GazetaBlic.

Kusari përmes një shkrimi në “X”, thotë se dhuna politike është një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme.

“Dhuna politike është një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme. Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin kundër ish-presidentit Trump në mitingun e djeshëm në Pensilvani dhe i urojmë atij dhe familjes së tij gjithë të mirat”, shkruan ajo.

 

Tentim atentati ndaj Trumpit, reagon Kurti: Mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore