Dje, Kuvendi i Kosovës, vetëm me votat e partisë në pushtet ka miratuar Ligjin për Komisionin e Pavaruar të Mediave, KPM-së.
Miratimi i këtij ligji të shumpërfolur solli reagime të shumta nga shoqëria civile, gazetarë, organizata të huaja dhe spektri politik.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se miratimi i Ligjit për KPM-në është në kundërshtim me rregullat e demokracisë.
Ai tha se ligji i miratuar është cënim dhe kontroll mbi mediat në Kosovë.
“Miratimi i Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media është në kundërshtim me rregullat e demokracisë.Pas shumë vërejtjeve nga opozita se Ligji nuk duhet të kaloj sepse rrezikon funksionimin e mediave, lirinë e tyre, Kuvendi e miratoi këtë ligj me votat e deputetëve të LVV. Ligji i miratuar për Komisionin e Pavarur për Media është cenim dhe kontroll mbi mediat në Kosovë” deklaroi Haxhiu për “Gazeta Blic”.
Deputeti i PDK-së, Haxhiu, tha se Presidentja nuk duhet t’a dekretoj një ligj të tillë.
Ai potencoi se dërgimi në Kushtetues i ketij Ligji është i pashmangeshëm .
“Për fjalën e lirë sakrifikoi shumë populli ynë.Diktaturën nuk e duron ky popull liridashës.Besoj që do t’i dënojë me votë deputetët që janë kundër funksionimit të demokracisë dhe mediave të lira.Presidentja nuk duhet ta dekretoj nënskruaj/dekretoj këtë Ligj, ajo duhet ta ndaloj ketë tentativë te Kurtit per cenim dhe kontroll te mediave në Kosovë.Sigurisht se eshte detyre e deputetë te mbroj fjalen e lire dhe demokracin, dergimi ne Kushtetues i ketij Ligji eshte i pashmangeshem” deklaroi deputeti i PDK-së në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK-ja, në reagimin e tyre pas miratimit të këtij ligji thanë se “është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë”
“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre” thuhet në reagimin e AGK-së raporton Gazeta Blic.
Një reagim i ashpër erdhi nga Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez.
Ai tha se është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë.
“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X” raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


