Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot pas publikimit të statistikave të regjistrimit të popullsisë, ku, siç thotë, u konfirmua se për 4 vitet e fundit Kosova ka humbur mbi 210 mijë banorë.
Duke iu referuar dhënave të ASK-së, Krasniqi tha se dëshmohet se në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë ndërsa sot 1,586,659 banorëve rezidentë.
“Sipas ASK-së, në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë.
Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktistin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet” shkruan Krasniqi në Facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


