Lajme

Aksident mes trotinetit dhe veturës në Fushë Kosovë, një i lënduar

07/12/2024 16:26
nga:Y I

Ngasësi i një trotineti elektrik është lënduar si pasojë e një aksidenti me një veturë në lëvizje në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha gjithashtu se me këtë rast po merret njësiti i trafikut.