Lajme

Mitsotakis paralajmëron RMV-në nga Samiti i Nato- Rrezikoni rrugën në BE-së!

07/12/2024 15:53
nga:Y I

Greqia ka paralajmëruar sërish Maqedoninë e Veriut se mosrespektimi i marrëveshjes së emrit midis dy vendeve do të rrezikojë rrugën e shtetit ballkanik drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një konference për shtyp në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri Kyriakos Mitsotakis adresoi shqetësimet e gazetarëve grekë për sjelljen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Këta zyrtarë kanë shmangur përdorimin e emrit kushtetues të vendit, duke iu referuar thjesht si “Maqedoni”, në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018.

“Marrëveshjet duhet të respektohen; kjo është diçka që e theksova në seancën plenare të NATO-s. Unë besoj se të gjithë aleatët tanë e kuptojnë këtë. Ne duam që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt integrimit evropian, por kjo kërkon respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve që vendi ka nënshkruar. Unë besoj se, në një mënyrë ose në një tjetër, udhëheqja e Shkupit do ta kuptojë këtë”, tha Mitsotakis.

“Në çdo rast, Greqia nuk do të zbulojë në këtë moment armët [diplomatike] që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo insistimi të mundshëm nga udhëheqja e vendit fqinj për këtë taktikë,” shtoi kreu i qeverisë grekë.