Kosova ka pasur shtim pozitiv natyror. Agjensia e Statistikave të Kosovës sot ka publikuar raportin e Regjistirmit të Popullsisë dhe njoftoi se Kosova i ka 1,586,659 banorë.
Sipas ASK-së, përgjatë periudhës 2011-2023, popullsia e Kosovës u shtua për 203,294 banorë.
“Por, të dhënat paraprake tregojnë zvogëlim të popullsisë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Prej vitit 2011, në Kosovë u shënuan 322.255 lindje e 118.961 vdekje.