Euro2024

Akuza e ish-futbollistit të Holandës: Anglia, ekip i poshtër, gjyqtari në listën e zezë

07/11/2024 21:05
nga:E K

Holanda u eliminua nga Anglia në gjysmëfinalen e Euro 2024 dhe një nga njerëzit më kritikë për stilin e lojës angleze ishte Rafael van der Vaart.

“Anglia? Ata janë një ekip i poshtër. Pak nga pak ata nuk donin të bënin asgjë dhe kanë shumë lojtarë të mirë. As ne nuk bëmë shumë, por patëm disa mundësi. Mund të kishim përfituar ndryshe”, tha ai në televizionin holandez, duke u shprehur se anglezët ishin inferiorë.

Ish-futbollisti kritikoi edhe trupën e arbitrave, i cili akordoi një penallti, të konvertuar në gol nga Harry Kane, me ndërhyrjen e VAR-it, kur “Tre Luanët” ishin në disavantazh:

“Mund të falënderoni Felix Zëayer, i cili duhet të futet në listën e zezë. E tmerrshme.”