Lajme

Deliu kritikon projekligjin për KPM-në: Cenon liritë dhe të drejtat e gazetarëve

07/11/2024 17:30
nga:G C

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Ajo me një postim ne llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se gazetarët do ti mbajnë mend të gjithë ata që votuan për një ligj që ju cenon të drejtat e tyre.

“Mediat e lira në Kosovë, të githë gazetarët e pavarur, punëtorë e të guximshëm të vendit tonë, do ta mbajnë përgjithmonë mend secilin emër të kësaj shumice parlamentare e cila sot votoi një ligj që cënon liritë dhe të drejtat e tyre”- shkroi Deliu.

Ndërsa tha që kjo nuk ju cenon të drejtën vete, atyre por edhe integrimin evropian të Kosovës.

“Mbi të gjitha, cënon demokracinë dhe rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Pse po frikësohet kaq shumë kjo Qeveri? Besoj, përgjigjen e dini të gjithë!”- shtoi ajo.