Kuvendi ka miratuar sot vetëm me votat e pozitës Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, KPM-në.
Në lidhje me miratimin e këtij ligji ka ardhur një reagim nga partia Nisma Socialdemokrate.
Sekretari i Përgjitshëm i kësaj partie, Bilal Sherifi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se “ta kesh gojën plot integrime Euro-Atlantike, ndërsa krejt veprimet anti-integrime Evropiane, veç kësaj qeverie i ka ndodhë”
Sherifi tutje tha se asnjë Qeveri nuk e ka keqpërdorë brutalisht pushtetin si kjo.
“Ta kesh gojën plot integrime Euro-Atlantike, ndërsa krejt veprimet Anti-integrime Evropiane, veç kësaj qeverie i ka ndodhë!Asnjë qeveri deri tash nuk e ka keqpërdorë kaq brutalisht pushtetin sikur kjo”
Ai u shpreh i bindur se ky ligj nuk do të jetësohet sepse nuk do ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese.
“Megjithatë, unë jam shumë i bindur që ky ligj nuk do të jetësohet sepse nuk do të kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese kurdo që ky ligj dërgohet atje për vlerësim të kushtetueshmërisë” deklaroi Sherifi për “Gazeta Blic”.
Kuvendi i Kosovës ka votuar pro projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), për Projektligjin e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ndërsa ai i Ligjit të Zyrtarëve Publikë është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancë gjatë votimit ishin prezentë 61 deputetë, të gjithë të pushtetit, meqë deputetët opozitarë e kishin lëshuar sallën.
/Gazeta Blic/
Kuvendi voton pro Projektiligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave