Lajme

Abazi kërkon reagim gjithëpopullor: Kurti ka tendencë për vendosjen e diktaturës në Kosovë

07/11/2024 16:52
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Haki Abazi thotë se me miratimin e ligjit për KPM-në po vërehet monopolizimi që ka bërë zyra e kryeministrit.

Abazi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, me këtë qeveri edhe demokracia ka abortuar në vendin tonë.

“Miratimi si proces, veç po vërteton monopolizimin komunist që ka bërë zyra e kryeministrit në përpilimin e ligjit, pa konsult publike, pa përfshirë rekomandimet e institucioneve. Demokracia është abortuar për kohë të gjatë”, tha Abazi.

Abazi thotë se pas miratimit të këtij ligji duhet të bëhet reagim gjithëpopullor, pasi sipas tij, ka tendencë të Kurtit për të vendosur diktaturë këtu.

“Natyrisht që duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, por mendoj se duhet të ketë reagim gjithëpopullor, qytetarë e medialë, për tendencën e një diktature që po tentohet të vendoset këtu”, tha Abazi për GazetaBlic.

Gutierrez për miratimin e Ligjit për KPM-në: Ditë e zezë për lirinë e mediave në Kosovë

PDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjet për KPK-në dhe KPM-në