Euro2024

Reijnders: Zemërthyer nga humbja në minutën e fundit, falenderimin e meritojnë tifozët

07/11/2024 16:21
nga:E K

Goli i Watkins në minutën e 90’ eliminoi Holandën në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024.

Humbja 2-1 ndaj Anglisë ndërpreu ëndrrën e “tulipanëve”, të cilët besonin në mundësinë e fitimit të këtij trofeu.

Mes protagonistëve të kombëtares së Roenald Koeman ishte edhe Tijani Reijnders, mesfushori i Milan-it, i cili në një reagim në rrjetet sociale shprehet se kjo humbje ishte zemërthyese.

“Është zemërthyese të humbasësh në minutën e fundit. Kjo me të vërtetë dhemb. Një falenderim i madh për të gjithë tifozët holandezë që na mbështetën në numër të madh gjatë gjithë turneut. Mbështetja juaj na dha shumë ngrohtësi dhe forcë. Tani është koha për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, me Milan-in si fillim e më pas me rrugëtimin në EURO 2024”-shprehet Reijnders.