Lajme

Miratimi i ligjit për KPM-në, Gutierrez: Ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë

07/11/2024 15:33
nga:Y I

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) e ka quajtur ditë të zezë për lirinë e mediave këtë të enjte, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X”.

Kuvendi voton pro Projektiligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave